Commons:Wiki Loves Earth in Albania & Kosovo 2023

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Shortcut: COM:WLEAK2023

Wiki Loves Earth in Albania & Kosovo
­ 2023
Rrapi i Marashit - KosovëLiqeni i zemrës - KosovëSyri i Kaltër - Shqipëri
Faqja kryesore Fotografitë Juria Organizatorët Çmimet Fituesit Pyetje të shpeshta


Rreth garës

Wiki Loves Earth (WLE) është një garë fotografie e përvitshme që zhvillohet lokalisht dhe ndërkombëtarisht gjatë muajve maj-korrik nga grupe dhe vullnetarë të Wikipedia-s në gjuhë të ndryshme.

Qëllimi kryesor është mbledhja e fotografive të vendeve të trashëgimisë natyrore, si rezervatet natyrore, zonat e ruajtjes së peizazhit, parqet kombëtare e zonat piktoreske për të ilustruar artikuj në Wikipedia dhe projekte të tjera të Fondacionit të Wikimedia-s.

Ky është viti i 11-të i garës dhe fotografitë fituese do të përfaqësojnë dy kategori: peizazhet (përfshirë pemët individuale, nëse është monument natyre) dhe fotografitë makro/mikro (kafshë, bimë, etj.).

Wiki Loves Earth për Shqipërinë e Kosovën do të zhvillohet gjatë muajit korrik dhe synon të përfshijë trashëgimitë natyrore dhe peizazhet piktoreske të këtyre dy vendeve.

Ndihmë

Nëse keni nevojë për ndihmë me ngarkimin e fotografive, mund të shihni videon:




Kontakt

Mund të na dërgoni një mesazh elektronik në info@wikimediashqip.org apo të na shkruani në rrjetet sociale në Facebook, Twitter apo Instagram.

Rregullat për pjesëmarrje
Për t’u bërë pjesë e garës duhet të keni parasysh rregullat e mëposhtme:
Rregulli 1: Duhet të keni llogari në Wiki.

Ju duhet të të keni llogari në Wikipedia apo ndonjë projekt tjetër të Wikimedias. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu. Sigurohuni që adresa juaj elektronike (email-i) të jetë e konfirmuar.

Rregulli 2: Fotografitë duhet të jenë bërë nga aparate me të paktën 2 mpx.
Rregulli 3: Fotografitë duhet të paraqesin një monument të identifikuar natyror, park natyror, zonë të mbrojtur, etj.

Fotografitë e kafshëve, bimëve, e gjallesave të tjera kualifikohen gjithashtu, nëse janë identifikuar siç duhet me koordinata dhe përshkrime të plota. Këtu gjenden listat e zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe në Kosovë.

Rregulli 4: Fotografitë duhet të ngarkohen brenda periudhës 1-31 korrik 2023.

Fotografitë e ngarkuara para apo pas kësaj date nuk do të pranohen në konkurs.

Rregulli 5: Fotografitë duhet të jenë punë vetjake.

Fotografitë që nuk janë punë vetjake (edhe nëse keni leje nga krijuesit e tyre) nuk do të pranohen.