User:Ares Mekshi

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Amfiteatri i Durresit per nga rendesia Amfiteatri i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, dhe këtë vit shënon 50- vjetorin e zbulimit të tij. Në kuadër të kësaj, qyteti i Durrësit mund ta kthejë vitin 2017 në një periudhë të turizmit arkeologjik. 50-vjetori i zbulimit të amfiteatrit antik përbën një mundësi shumë të mirë promovimi qytetar për monumentet arkeologjike në qytetin 3000-vjeçar. Durrësi duhet t’i rikthehet kujdesit për zbulimet e shumta që ndriçojnë historinë e tij dhe punimet që kanë nisur në amfiteatër janë një shkak shumë i mirë. Festa e parë pritet të organizohet më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve. Pak ditë më parë përfundoi prishja e dy banesave të ndërtuara mbi arenën e amfiteatrit dhe banorët e tyre u kompensuan financiarisht nga shteti. E njëjta procedurë pritet të zbatohet edhe gjatë këtij viti për pesë banesa të tjera, prishja e të cilave do të mundësojë fillimin e gërmimit arkeologjik për hapjen e plotë të monumentit.