Commons:Jeta në vitet '90 në Kosovë

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of a page Commons:Life in the 90s in Kosovo and the translation is 100% complete. Changes to the translation template, respectively the source language can be submitted through Commons:Life in the 90s in Kosovo and have to be approved by a translation administrator.
15 nëntor - 15 dhjetor
Wikimedianët e Gjuhës Shqipe organizojnë këtë fushatë për mbledhjen e informacionit dhe dokumentim të jetës paralele në vitet 90-të të cilën shqiptarët në Kosovë e kanë zhvilluar nën kushtet e përndjekjes dhe aparteidit.

Fushata ju ofron pjesëmarrësve mundësinë të ndajnë zhvillimet, fotografitë, dëshmitë dhe dokumentet e tyre në lidhje me vitet 90 në Kosovë.

Për disa nga kontribuesit më të mëdhenj, do të ketë edhe dhurata.

Në këtë aktivitet, mund të ngarkohen materiale nga njerëz të moshave të ndryshme. Gjithashtu, keni mundësinë të ndihmoni gjyshërit, prindërit ose të afërmit që kanë përjetuar përvoja të ndryshme historiko-kulturore në vite të 90-ta duke i ndihmuar ata në procesin e ngarkimit të përvojave/materialit të tyre.

Nëse keni nevojë për ndihmë me ngarkimin e materialit, mund të shihni videon:

Rreth nesh

Wikimedianët e Gjuhës Shqipe janë një grup përdoruesish i krijuar nga komuniteti shqiptar i projekteve të Wikimedia, të cilët janë të interesuar të rrisin cilësinë dhe sasinë e përmbajtjes dhe materialit multimedial në Wikipedia shqip. Ne synojmë ta bëjmë këtë përmes programeve arsimore, punëtorive dhe redaktimeve, garave në online/offline dhe partneriteteve GLAM në nivel rajonal në territoret e Ballkanit ku flitet gjuha shqipe.

Ngarkimi

Ngarkimet do të jenë fotografitë, zhvillimet, dokumentet dhe dëshmitë tuaja në lidhje me këtë periudhë.

Përshkrimi i ngarkimit duhet të përmbajë një përshkrim të shkurtër të çfarë po ngarkoni;

Për të ngarkuar materialin ju duhet të keni llogari në projektet Wiki. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu.

Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo