Commons:Gara e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar - 2023/Pyetje të shpeshta

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Shortcuts: COM:GFUTSH2023 • COM:TAFPC2023

Gara e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar
­ 2023
LeqenikBallokumeFli
Faqja kryesore Fotografitë Juria Organizatorët Çmimet Fituesit Pyetje të shpeshta

Pyetje e përgjigje

Cilat fotografi kualifikohen?

Fotografi të ushqimeve tradicionale shqiptare, rregullimet (arredimet) e tyre, pijet, ëmbëlsirat, etj.

A mund të përdor Photoshop ose ndonjë program të ngjashëm për të redaktuar fotografitë përpara se t'i ngarkoj?

Po, sigurisht. Fotografitë mund të redaktohen duke përdorur çfarëdo lloj programi. Por ju lutemi të shmangni dëshirën për t'i redaktuar ato tej mase; Ky është një konkurs fotografie, jo konkurs për përpunimin e fotografive me kompjuter.

Sa duhet të jetë madhësia e fotografive?

Ju lutemi të ngarkoni fotografi sa rezolucion sa më të lartë të jetë e mundur dhe të mos i zvogëloni pa qenë nevoja.

Nuk jam fotograf profesionist. A mundem të konkurroj gjithsesi?

Po, ju lutemi! Gara është e hapur për të gjithë. Por edhe nëse mendoni se nuk do të fitoni ndonjë çmim, ju mund të ndjeni kënaqësi duke ditur se kontributi juaj do të ndihmojë të dokumentojë kulturën e trojeve shqiptare, po ndihmoni brezat e ardhshëm të përdorin lirisht fotografitë tuaja, si dhe po ndihmoni një komunitet gjithnjë e në rritje.