File:Ananas Impex.png

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Ananas_Impex.png(506 × 396 pixels, file size: 9 KB, MIME type: image/png)

Captions

Captions

Add a one-line explanation of what this file represents

Summary

[edit]
Description
Shqip: "Ananas Impex" ështe kompania që veprimtarinë kryesore ka kultivimin dhe prodhimin e barishteve, erëzave, supave dhe perimeve të thara. Brendet tona shiten nëpër marketet më të njohura të vendit dhe më gjerë, ndërsa klientët tanë sillen prej individëve që porosisin me kile e deri te restorantet, dyqanet ushqimore dhe ata me shumicë.

PRODHIMET

Prodhimet e Ananas Impex janë produkt i Tokës sonë të bereqetshme. Ne jemi përkujdesur që ato që i vjelim t’ua shtojmë akoma edhe më shumë vlerën. Gjithçka filloi me biberin e kuq, që është lider në tregun tonë dhe më gjerë. Për t’u inkurajuar që t’i qasemi produkteve me bazë bimore që janë kryefjala e kuzhinës sonë.

Kështu, ne sot numërojmë disa brende të erëzave dhe barishteve, supave, perimeve të thara dhe për këtë jemi më shumë se krenarë. Vlen të përmendet se të gjitha produktet tona janë të testuara nga Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik të Kosovës.

HISTORIKU

Kompania “Ananas” fillet e para nisi qysh në vitin 1930, për t’u shëndërruar në një ndërmarrje në vitin 1975 te kultivimit dhe prodhimit te specit te kuq. Në fillim tharrja është bërë në furra të thjeshta, pastaj bluarja dhe në fund, produkti final eshte future në paketime te thjeshta, ndërsa transporti dhe shitja janë bërë në të gjitha tregjet e Kosovës por edhe më gjerë në rajon në shtetin tashmë të shpërbërë.

Më vonë në vitin 1975 u themelua firma aktuale duke u hapur edhe dyqani i parë në qytetin e Podujevës me emrin “Ananas”, I cili na shërbeu për ekspozimin e të gjitha llojeve të biberit. Natyrisht e gjitha puna e ndërmarrjes sonë bëhej në bazë të ligjeve të kohës, atë kohë ato që lejonte shteti I përbërë I ish-Jugosllavisë dhe bazuar në ligjet e Kosovës.

Pesë vite më pas në 1980-tën, kompania me emrin “Ananas” me suksesin e saj arriti të blejë makineri të teknologjisë së lartë, për prodhim dhe paketim më efikas të të gjitha llojeve të biberit, mirëpo paketime në ambalazh që tregonte firmën tonë, ishte I pamundur duke pasë parasysh pengesat që na vinin nga pushteti i atëhershëm.

Dhe sipas mundësive zgjedhje e vetme ishte shitja e produkteve tona në tregun e Kosovës, por edhe më gjerë, por vetëm me paketim të thjeshtë, e kjo vazhdoi fatkeqësisht deri në vitin 1998, kur në tërësi u bë ndërprerja e prodhimit nga pushteti, si pasojë e luftës në vend.

Sikur shumë ndërmarrje dhe fabrika që gjatë luftës në Kosovë pësuan dëme të mëdha, duke filluar nga vjedhjet e deri tek djegiet në tërësi, kësaj nuk I shpëtoi as “Ananas” firma jonë e cila u shkatërrua nga shtëpia, objekti i fabrikës, makineritë, depot, mjetet transportuese, përfshirë këtu edhe asgjësimin e rreth 20 tonëve biber.

Në vitin 2000 kompania u regjistrua si firmë e re në Kosovë, me po të njejtin emër “Ananas Impex”dhe pas shumë vështirësive dhe rinisje e të gjithë punës nga e para, por me një traditë që nuk u shkatërrua asnjëherë, ne filluam sërish me prodhimin dhe paketimin e biberit dhe këtë në një ambalazh të ri, si asnjëherë më parë këtë rradhë në emër të firmës dhe me logon tonë. Kështu “Ananas Impex” vazhdoi me shitjen duke mbuluar të gjitha dyqanet dhe tregun kosovarë si prodhues I sukesshëm vendor, të ciën gjë vazhdojmë ta bëjmë me shumë përkushtim edhe në ditët e sotme
Date
Source Own work
Author Ananas Impex

Licensing

[edit]
I, the copyright holder of this work, hereby publish it under the following license:
w:en:Creative Commons
attribution share alike
This file is licensed under the Creative Commons Attribution-Share Alike 4.0 International license.
You are free:
  • to share – to copy, distribute and transmit the work
  • to remix – to adapt the work
Under the following conditions:
  • attribution – You must give appropriate credit, provide a link to the license, and indicate if changes were made. You may do so in any reasonable manner, but not in any way that suggests the licensor endorses you or your use.
  • share alike – If you remix, transform, or build upon the material, you must distribute your contributions under the same or compatible license as the original.

File history

Click on a date/time to view the file as it appeared at that time.

Date/TimeThumbnailDimensionsUserComment
current07:48, 13 February 2020Thumbnail for version as of 07:48, 13 February 2020506 × 396 (9 KB)Ananas Impex shpk (talk | contribs)User created page with UploadWizard

There are no pages that use this file.

Metadata