File:Prizreni vend i mrekullueshëm.jpg

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Original file(1,960 × 1,471 pixels, file size: 587 KB, MIME type: image/jpeg)

Captions

Captions

Add a one-line explanation of what this file represents

Summary

[edit]
Description
Shqip: Prizreni është një nga qytetet më të vjetra në Evropën juglindore dhe gjendet nën rrafshnaltat e Sharrit. Është qyteti i dytë më i madh në Kosovë dhe në të tre anët rrethohet me Malet e Sharrit. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në territorin e Prizrenit të sotëm qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin Theranda dhe që në këtë trevë banonin Dardanët.

Në vitin 1455 kur Prizreni pushtohet nga Perandoria Osmane përsëri bëhet qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative. Perandoria Osmane ndërtoi dhe i la në trashëgimi shumë objekte fetare dhe kulturore si xhamia, hamame, ura dhe rrugë të shtruara me gurë. Falë infrastrukturës së instaluar kulturore e cila përpiqet të jetë në funksion të ruajtjes, kultivimit dhe prezantimit të vlerave të trashëgimisë së kulturës materiale e shpirtërore, qyteti i Prizrenit shansin e vet e projekton edhe në zhvillimin e turizmit si veprimtari ekonomike dhe profitabile.

Lumbardhi i Prizrenit konsiderohet si rezervat natyror dhe karakterizohet me vlera të posaçme biologjike, gjeomorfologjike, hidroologjike dhe peisazhore. Zona paraqet cirkun silikat akullor të maleve të larta ku gjenden burimi dhe ujërrjedhja e epërme e Lumëbardhit të Prizrenit. Ura e Gurit është ngritur mbi Lumbardh kah fundi i shek. XV dhe fillimi i shek. XVI dhe është një objekt i rëndësishëm për komunikacion dhe i përket periudhës osmane. Urat e shumta mbi Lumbardhin e lidhin qytetin e Prizrenit me pjesën e vjetër dhe Nën Kalanë. Qytetin e ndarë në dy pjesë e bashkojnë pikërisht urat të cilat si thesar janë të renditura njëra pas tjetrës dhe që kanë emërtimet e veta.

Prizreni si njëri ndër qytetet më të vjetra dhe qendër me trashëgimi kulturore njihet me një kulturë dhe traditë në stilin e jetës së qytetarëve të saj. Në Prizren mund kryqëzohet modernja dhe klasika në të gjithë qytetin me rrethinë.

Largësia e Prizrenit me Prishtinën (kryeqytetin e Kosovës) është 77 km, aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë në largësi prej 70 km. Komuna e Prizrenit kufizohet në perëndim me Republikën e Shqipërisë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në veri perëndim me komunën e Gjakovës, në veri me komunën e Rahovecit, në verilindje me komunën e Suharekës, në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në jug me komunën e Dragashit.
This is a photo of a monument in Kosovo, number:
430
Date 9 October 2014, 14:05:43
Source Own work
Author Bajraktari

Licensing

[edit]
I, the copyright holder of this work, hereby publish it under the following license:
w:en:Creative Commons
attribution share alike
This file is licensed under the Creative Commons Attribution-Share Alike 4.0 International license.
You are free:
  • to share – to copy, distribute and transmit the work
  • to remix – to adapt the work
Under the following conditions:
  • attribution – You must give appropriate credit, provide a link to the license, and indicate if changes were made. You may do so in any reasonable manner, but not in any way that suggests the licensor endorses you or your use.
  • share alike – If you remix, transform, or build upon the material, you must distribute your contributions under the same or compatible license as the original.

File history

Click on a date/time to view the file as it appeared at that time.

Date/TimeThumbnailDimensionsUserComment
current14:34, 25 October 2014Thumbnail for version as of 14:34, 25 October 20141,960 × 1,471 (587 KB)Lomita (talk | contribs)Suppression cadre
12:27, 9 October 2014Thumbnail for version as of 12:27, 9 October 20142,028 × 1,520 (661 KB)Bajraktari (talk | contribs)User created page with UploadWizard

There are no pages that use this file.