File:ATDHETARI HAXHI BEQO LLALLA.png
Original file (499 × 720 pixels, file size: 192 KB, MIME type: image/png)
Captions
Summary
[edit]DescriptionATDHETARI HAXHI BEQO LLALLA.png |
Deutsch: ATDHETARI HAXHI BEQO LLALLA |
Date | |
Source | Own work |
Author | ILIR-FRANZ |
Licensing
[edit]- You are free:
- to share – to copy, distribute and transmit the work
- to remix – to adapt the work
- Under the following conditions:
- attribution – You must give appropriate credit, provide a link to the license, and indicate if changes were made. You may do so in any reasonable manner, but not in any way that suggests the licensor endorses you or your use.
- share alike – If you remix, transform, or build upon the material, you must distribute your contributions under the same or compatible license as the original.
Annotations InfoField | This image is annotated: View the annotations at Commons |
ATDHETARI HAXHI BEQO LLALLA, JETA DHE VEPRAT
Nga Kadri MUSAJ
Haxhi Llalla lindi në fshatin Ostenth të Sulovës në vitin 1892 dhe vdiq në 16 prill 1932 në Tiranë në mënyrë misterioze. Haxhiu luftoi e punoi për çështjen kombëtare shqiptare deri në fund të jetës së tij. Ndjenjat e para atdhetare e arsimdashëse i mori nga i jati, Beqo Llalla, që ishte një atdhetar i nderuar, bashkëkohës dhe bashkëluftëar i ngushtë i patriotit të Gramshit Kamber Dërmyshi. Shtëpia e Beqos ka qënë bazë e rëndësishme e lëvizjes kombëtare dhe e mësimit dhe shkrimit të gjuhës shqipe. Haxhiu arsimin fillor e kreu në shkollën fillore turke të Gramshit, kurse të mesmen në gjimnazin e Beratit. Ka mësuar fshehurazi shkrimin e gjuhës shqipe, të cilin ua ka mësuar dhe të tjerëve. Që në moshë fare të re, 17 vjeç, ishte bërë figurë e njohur si atdhetar dhe zgjidhet deri në këshillin e klubit “Bashkimi” të rrethit. Në fillim të vitit 1913, Haxhiu emërohet nga Qeveria e Vlorës sekretar i gjykatës së Gramshit, kurse më vonë ka pasur dhe detyra të tjera. Detyrat e ngarkuara i ka kryer me ndjenjën e atdhetarizmit, të rregullit, disiplinës dhe në shërbim të popullit e të atdheut. Haxhiu, si të gjithë atdhetarët e tjerë, ka mbështetur Qeverinë e Vlorës të Ismail Qemalit dhe prefektin e atdhetarin e Elbasanit të asaj kohe, Aqif Pashë Elbasanin. Ai ka ndihmuar në nxjerrjen e luftëtarëve vullnetarë kundër shovinistëve grekë, serbë e italianë. Haxhiu ka dhënë ndihmesën e tij kundër përçarjes e kaosit që shkaktonin esadistët e turkomanët osmanllinj dhe ka mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Haxhi Llalla ka punuar pa ndërprerje me rrethet atdhetare të Gramshit e të krahinave të tjera, në mbrojtje të pavarësisë dhe tërësisë teritoriale të Shqipërisë. Ka ndihmuar për dërgimin e delegatëve në Kongresin e Lushnjës më 1920, në dërgimin e luftëtarëve vullnetarë në mbrojtje të Kongresit nga agresorët e huaj, në dërgimin e luftëtarëve vullnetarë në fshatrat e Korçës kundër shovinistëve grekë, kundër esadistëve në fshatrat e Tiranës e në Luftën e Vlorës si dhe kundër serbëve në Çermenikë dhe Kaptinën e Martaneshit Gjatë viteve 1921-1924 ka marrë pjesë dhe ka shkruar artikuj në gazetat përparimtare të Elbasanit: “Shkumbini” dhe “Ura e Shkumbinit” Veprimtaria kulminante e Haxhi Llallës është është në Revolucionin e Qershorit 1924. Ai është njëri nga organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të tij në rrethin e Gramshit. Pas rrëzimit të F.Nolit dhe kthimit të Zogut në fuqi, në dhjetor 1924, me anën e shovinistëve serbë, Haxhi Llalla u arratis për t’i shpëtuar ndjekjes së kundërshatëve. Në kohën kur Haxhiu qëndronte i arratisur, në janar 1925, vjen në fshatrat e Sulovës atdhetari Riza Cerova. Rizai takoi në ilegalietet dhe Haxhi LLallën dhe e ndihmoi si të kalonte prej fshatrave të Vërçës në Korçë e më tej, jashtë shtetit. Më pas, ai “falet” nga kundërshatërt zogistë dhe emërohet nëpunës në Konispol apo në rrethet e tjera të largëta, po nuk pranoi. U rimor në punë si ofiqar i gjendjes civile, ku do të bëhej regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë në shkallë vendi. Puna e tij për regjistrimin dhe mbajtjen e dokumentacionit ka një vlerësim shumë të lartë. Rreth vitit 1930 caktohet kryetar i komunës së qëndrës së Gramshit dhe detyrën e kreu me zell, korrektësi e ndershmëri, në shërbim të popullit e atdheut. Në vitin 1931, në moshën 40 vjeç, dërgohet jashtë dëshirës së tij në një shkollë 2 vjeçare për oficer. Pa mbushur vitin në shkollë, më 16 prill 1932, u njoftua familja se Haxhi LLalla vdiq në spitalin e Tiranës. Vdekja e tij mbeti mister. Haxhi Lllalla është dhe mbeti në radhën e atdhetarëve të shquar të rrethit. Ai punoi e luftoi për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, për zhvillimin dhe përparimin, për demokratizimin e jetës së shqiptarëve.

File history
Click on a date/time to view the file as it appeared at that time.
Date/Time | Thumbnail | Dimensions | User | Comment | |
---|---|---|---|---|---|
current | 14:44, 30 April 2017 | 499 × 720 (192 KB) | ILIR-FRANZ (talk | contribs) | User created page with UploadWizard |
You cannot overwrite this file.
File usage on Commons
There are no pages that use this file.